Hajdari me tone të ashpra: Kam ardhur për dy parime në Shqipëri, qytetarët të më bashkohen

schedule11:58 - 30 Qershor, 2020

schedule 11:58 - 30 Qershor, 2020

Deputetja Rudina Hajdari ka mbajtur një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit Politik.

Hajdari me tone të ashpra u shpreh se qytetarët shqiptarë kanë nevojë për ndryshim të sistemit, ndërsa i bëri thirrje që t’i bashkohen në këtë betejë të saj.

 “Qytetarët shqiptarë duhet të kuptojnë që ky Këshill Politik nuk është një format që diskutohet se çfarë thonë kryetarët e partive. Po diskutohen mandatet e çdo anëtari të Këshillit Politik, pra çfarë mundësish kanë ata të negociojnë. Momentin që diskutohet për sistemin zgjedhor këta i shkelin syrin njeri-tjetrit. Diskutojnë çështje pas asnjë rëndësi për qytetarët shqiptarë. Nuk i kushtojnë rëndësi së si të bëhet një garë e drejtë.

Kryetaret e Partive kanë 30 vite që qëndrojnë në pushtet dhe ulen në tryeza për të ndarë hesapet. Çfarë po kërkoj unë sot? Do vazhdoj betejën për ndryshmin e sistemit. Besoj fort që në këtë vend nuk ka dy gjëra. Nuk ka as liri dhe as demokraci. Kam ardhur për dy parime në Shqipëri, për të forcuar lirinë dhe demokracinë.

Kemi një pushtetar në krye të vendit që nuk lëshon pe. Betejën time do ta çoj deri në fund. Qytetarët shqiptarë e duan këtë betejë. I bëj thirrje qytetarëve të më mbështesin në këtë betejë, ndryshe do të ngelin në duart e këtyre njerëzve që kanë dëshirë vetëm interesin partiak”, tha Hajdari./abcnews.al