Hahn: Serbia e Mali i Zi dy vendet më të favorizuara për anëtarësimin në BE

schedule15:24 - 19 Janar, 2018

schedule 15:24 - 19 Janar, 2018

Serbia dhe Mali i Zi janë dy vendet e Ballkanit Perëndimor më të favorizuara për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian deri në vitin 2025. Deklarata u bë nga komisioneri për zgjerim në BE, Johhanes Hahn në një intervistë për Reuters.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, komisioneri për zgjerimin në BE, Johannes Hahn u shpreh se kanë nisur përpjekjet diplomatike për të përshpejtuar anëtarësimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai theksoi se viti 225 po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një afat i mundshëm për anëtarësimet e vendeve ku përfshihet dhe Shqipëria. Por gjithësesi vendet më të favorizuara mbeten Mali i Zi dhe Serbia. Reuters shkruan se Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia shpresojnë të hyjnë në BE, por anëtarësimi i tyre në bllok, është parë me skepticizëm nga këto vend, vitet e fundit pas krizës së eurozonës si dhe pas vendimit të Britanisë për t’u larguar nga BE. Sipas agjencisë amerikane të lajmeve, tashmë duket se interesi i këtyre vendeve po zbehet. Megjithatë Hahn është optimist për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe bëri të ditur se Serbia dhe Mali i Zi do ti bashkohen bllokut europian brenda vitit 2025 . Sipas tij viti 2018 do të jetë një vit ku do të përdoret vrulli i krijuar dy vitet e fundit, për të hedhur hapa në perspektivën evropiane për vendet e rajonit.

Reuters shkruan se rritja e influencës ruse, kriza e emigrimit në rajon, Turqia drejt një sundimi autoritar dhe dëshira për të forcuar integrimin evropian pas largimit të Britanisë në 2019, i kanë dhënë Ballkanit një mundësi tejet të mirë për hyrjen në BE. Ndërkohë në intervistën e tij eurokomisioneri Hahn zotohet se BE do të luftojë për më të mirën e rajonit.

Hahn rikonfirmoi se Strategjia e BE-së është që Serbia dhe Kosova të arrijnë një normalizim të marrëdhënieve deri në fund të vitit 2019. Ndër të tjera eurokomisioneri për çështjet e Ballkanit, tha se vrasja e udhëheqësit serb të Kosovës Oliver Ivanoviç tregoi paqëndrueshmërinë e rajonit./abcnews.al