Hahn për negociatat: Reformat duhen të përfundojnë

schedule12:04 - 13 Korrik, 2018

schedule 12:04 - 13 Korrik, 2018

Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Bruksel, kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn janë shprehur se përgatitjet për hapjen e negociatave, vitin e ardhshëm, do të nisin pa humbur kohë. Komisioneri Hahn ka theksuar gjithashtu se Bashkimi Evropian do të asistojë në zbatimin e reformave te nisura.

Johannes Hahn: “Pikë së pari të vazhdojë punën për reformat se kjo është një arsuye se pse pati një mbështetje të madhe nga shtetet anëtare. Por kjo duhet të vazhdojë. Së dyti, tani është detyra horizontale për gjithë qeverinë që të merren me procesin e screen-imit për të parë sesi situata ligjore është në përputhje me BE-në. Sa më shpejt ta bëjmë këtë punë sëbashku aq më mirë do  të jemi të pajisur për negociata zyrtare.”

Edi Rama: “Siç tha komisioneri, procesi nuk nënkupton asnjë lëvizje nga pesë prioritetet dhe përkundrazi është një proces që shkon duke u thelluar”.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!