“Habilaj”/ Ikin nga Shqipëria 2 nga 3 zyrtarët e kërkuar

schedule11:54 - 23 Nëntor, 2017

schedule 11:54 - 23 Nëntor, 2017

Prokuroria e krimeve të rënda, dyshon se aksioni për mos prangosjen e 3 ish-efektivëve të lartë të qarkut të Vlorë, ishte dekonsperuar nga punonjësit e policisë së shtetit. Për këtë arsye pritet të japë spjegimi kreu i SHKB Eduart Merkaj, pasi hetimi lidhet me dosjen Habilaj. Prokuroria dyshon se 2 nga personat në kërkim janë larguar jashtë vendit.

Pas lëshimit të urshër-arrstit nga prokuroria e krimeve të rënda për dosjen “Habilja”dhe mos prangosja e tre ish drejtuesve të policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila, ka detyruar organin e akuzës të thërrës kren e SHKB-së, Eduart Merkaj të japë dëshminë e tij, pasi ka dyshime që është dekonspiruar nga efektivët blu.

Prokuroria thekson se, ndalimi për Çelën ish-drejtori i Policisë së Qarkut të Vlorës ishte lëshuar mbrëmjen e 21 nëntorit, ku ky I fundit sapo kishte ardhur në vendin tonë nga një udhëtim jashtë vendit. Por menjëherë pas mbërritjes në atdhe, -shpjegon prokuroria -ai përsëri ka mundur të humbë gjurmët. Për këtë arsye, dyshohet se personat e shpallur në kërkim si Sokol Bode ish-shef i postës së Dhërmiut dhe Gjergji Kohila shef I krimit të organizuar, të dy ish-funksionar të lartë në qytetin e Vlorës, ishin njoftuar më herët për fletë-arrestimet e lëshuar nga prokuroria.

Eduart Merkaj ende nuk ka konfirmuar paraqitjen e tij në prokuroria, ku në site do të kalojnë i gjithë zinxhiri drejtues i SHKB-s së bashku me persoant që kanë pasur dijeni në Policisnë e Shtetit. Ky nuk është rasti i parë që organi i akuzës shprehet me nota mosbesuese ndaj atij të policisë. Rasti më tipik është ai i operacionit në zonën e Babicës së Vogël në qytetin e Vlorës, ku u sekuestruan 4 ton kanabis e u prangosën, dy persona, Nazer Seitaj dhe Armando Koçerri.

Deri në momentin e aksionit, të kryer në muajin tetor, prokuroria e Krimeve të Rënda bashkë me homologët e tyre të Katanias, kishin nxjerrë jahtë loje unifromat blu nga frika e mundshme se operacioni mund të dekonsperohet. Aktulisht numri në  total i personave të hetuar për dosjes Habilaj është 40. Ku i prangosur në Itali është edhe kreu i grupit të trafikut ndërkombëtar të kanbisit,Moisi Habilaj së bashku me 10 shtetas të tjerë./abcnews.al

https://youtu.be/XEcjaClj1bA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!