Haaland shqetëson “qytetarët”, “bomberi” norvegjez i dëmtuar përballë Arsenal

schedule17:19 - 13 Shkurt, 2023

schedule 17:19 - 13 Shkurt, 2023

Pas nisjes së hetimeve për mosdeklarim të ardhurash, telashet te Manchester City, duket se nuk kanë të sosur dhe këtë herë radhën për të shkaktuar “trazira” e ka “bomberi” i “qytetarëve”, Erling Braut Haaland me norvegjezin i cili pësoi një lëndim në pjesën e parë të ndeshjes së djeshme ndaj Aston Villa dhe tashmë prezenca e tij në përballjen e vështirë me Arsenal ditën e mërkurë është në dyshime.

Shqetësimet te shtatlarti norvegjez filluan pas minuta pas një përplasje të fortë fizike me tij dhe portierit argjentinas Emiliano Martinez, duke e bërë kështu norvegjezin të largohej që në përfundimin e pjesës së parë, duke e çuar kështu në 3 numrin e ndeshjeve që “bomberi” ka pa shënuar.

Përplasja e Haaland me portierin e Aston Villa, Emiliano Martinez

“Ai mori një goditje “të mirë” dhe nuk ndihej rehat. Nuk kemi dashur të rrezikojmë dhe do të bëjmë teste në ditët në vijim. Shpresojmë të jetë gati për të mërkurën, por të shohim”,- tha në fjalët e tij, goxha i shqetësuar tekniku Pep Guardiola.

Ndërkaq, kujtojmë se Manchester City do të udhëtojë drejt Londrës të mërkurën, për t’u përballur me “topçinjtë” e Arsenal, ku në rast fitoreje “qytetarët” do të marrin kreun e Premier League, por sërish do të jenë 1 ndeshje më shumë se Arsenal. /i.m /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!