Haaland e Lukaku në listë, gjiganti anglez projekton goditjet

schedule15:36 - 11 Shkurt, 2021

schedule 15:36 - 11 Shkurt, 2021

Manchester City ka rregulluar prapavijën, pas shpenzimeve të shumta marramendëse. Tani është koha që “Qytetarët” të përforcohen në sulm. Leo Messi është një objektiv dhe Pep Guardiola e do argjentinasin në skuadër.

Gjithsesi një sulmues qendre është problemi madhor te kryesuesit e Premier League. Sergie Aguero është në përfundim të kontratës dhe alternativat për trajnerin spanjoll mungojnë.

Te City duan një sulmues që të garantojë gola dhe në Angli raportojnë se tre janë objektivat. Bëhet fjalë për emra të njohur si Romelu Lukaku dhe Erling Haaland. I pari po shkëlqen me Interin, kurse tjetri me Borussia Dortmund.

Në listë është edhe një lojtar që luan në Premier League. Ai është Danny Ings, autor i 22 golave me fanellën e Saouthampton sezonin e shkuar. Sivjet ai ka shënuar 7 gola në kampionat dhe pavarësisht kësaj ka interes për të. /abcnews.al