Gazetari Sadik Zeqiri ka komentuar zhvillimet politike në Kosovë lidhur me zgjedhjen e presidentit, duke shprehur bindjen se kryeministri Albin Kurti nuk është i interesuar që vendi të ketë një president të ri.
Sipas Zeqirit, Kurti synon ta çojë vendin në zgjedhje ose të marrë kontrollin e të gjitha institucioneve dhe pozitave.
Ai ka vlerësuar se Kurti kërkon që LDK-ja të jetë nën ndikimin e tij, ndërsa ka theksuar se, për herë të parë, kryeministri nuk është deklaruar drejtpërdrejt para qytetarëve për këtë çështje.
Sipas tij, vendimi për kandidaturën është marrë pa pëlqimin e deputetëve, ndërsa kandidati i propozuar mund të mos ketë mbështetjen e nevojshme brenda LDK-së.
“Kurti nuk është i interesuar të ketë një president, do ta çojë vendin në zgjedhje ose do të ketë të gjitha pozitat. Kërkon që LDK të jetë nën sqetullën e Kurtit. Për herë të parë, Kurti nuk është deklaruar para qytetarëve.
Kjo është një arsye shtesë që fajin e merr në tërësi LDK dhe vendi është i interesuar të shkojë në zgjedhje, dhe kjo ale LDK. Pa pëlqimin e deputetëve kanë zgjedhur një kandidat që e gjen LDK-në të pabashkuar dhe ka gjasa që kjo kandidaturë të digjet.”

