Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Kriza në Kosovë, përgjegjës vetëm Kurti”, Bislimi: Qasja e tij ka mbyllur marrëdhëniet me amerikanët

schedule18:36 - 1 Shtator, 2026

schedule 18:36 - 1 Shtator, 2026

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Labinot Bislimi, ka deklaruar se Kosova po kalon një krizë të thellë institucionale, për të cilën përgjegjësinë ia atribuon kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka theksuar se kompromisi është një nga parimet mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian, duke vlerësuar se politika e Kurtit, të cilën e cilëson si të izoluar dhe pa kompromis, është në dëm të Kosovës.

Bislimi ka kritikuar gjithashtu qasjen e kryeministrit Kurti ndaj partnerëve ndërkombëtarë, duke thënë se ai “luan të fortin” për të arritur në një pikë që, sipas tij, mund të ishte arritur më herët përmes kompromisit.

“Kosova është duke kaluar një krizë të thellë institucionale dhe një qasje të brendshme e të jashtme. Kjo krizë është shkaktuar nga Kurti dhe nuk kemi pse t’i vendosim fajin opozitës, sepse ka pasur shumicën. Qasja e tij ka mbyllur marrëdhëniet me amerikanët.

Europa është e tëra e ndërtuar me kompromis. Që nga hapat e parë e deri më sot. Vetë ndërtimi i BE-së është mbi kompromisin, të arrijnë gjëra. Qasja e Kurtit që mbetet si izolim dhe politikë që nuk ka kompromis me asgjë dhe është në dëm të vendit tonë. Kurti këtë nuk e kupton, që ky ndërtim duhet të jetë i vazhdueshëm.

Kurti luan të fortin për të arritur në një hap që mund të arrihej më herët, siç është kompromisi me kohën. BE-ja dhe amerikanët nuk e durojnë dot që harxhon kohën kot.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!