Haaland dhe Raiola mbyten në para, detajet e marrëveshjes

schedule16:16 - 29 Dhjetor, 2019

schedule 16:16 - 29 Dhjetor, 2019

Erling Braut Haaland ka firmosur me Borussia Dortmund, ndërkohë që janë zbuluar edhe detajet e marrëveshjes. Verdhezinjtë bënë me dije se kontrata do të jetë e vlefshme deri në vitin 2024, ndërkohë që në total kanë shpenzuar 45 milionë euro.

20 prej tyre shkojnë për RB Salzburg, pasi klauzola e largimit aq ishte. Gazetari i Gazzetta Dello Sport, Nicolo Shcira, shkruan se babai i Haaland, ka marrë 10 milionë euro nga kjo marrëveshje, ndërsa për menaxherin Mino Raiola në llogari kanë shkuar 15 milionë të tjera.

Sa i takon pagës, Haaland në dy vitet e para do të përfitojë 6 milionë euro neto në sezon, ndërsa në dy sezonet e tjera do ta ketë 8 milionë euro. Pas dy ditëve të para të kontratës, aktivizohet edhe një klauzolë që i jep mundësinë sulmuesit të largohet. Shifra e saj nuk dihet. /abcnews.al