Haaland – Bellingham, “çift i ri” ëndrrash te Dortmundi

schedule11:44 - 16 Shtator, 2021

schedule 11:44 - 16 Shtator, 2021

Super talenti i Dortmund, Jude Bellingham vetëm 18 vjeç dhe Erling Haaland, 21 vjeç i dhanë pothuajse të vetëm Dortmundit fitoren ndaj Besiktas në Stamboll.

Të dy kuptohet vërbërisht në fushë dhe kanë një kimi për t’u pasur zili. Bellingham është nga miqtë më të mirë të Haaland te Borussia  Dortmund. Të dy shpesh qëndrojnë së bashku në stërvitje dhe pas ndeshjeve. Dortmundi ka një çift të ri ëndrrash.

Haaland po regjistron rekorde të frikshme në Ligën e Kampionëve. 21 gola në 17 ndeshje, as Messi, Ronaldo apo Lewandowski nuk mundën ta bënin këtë.

Bellingham ishte ylli i Stambollit në ndeshjen e mbrëmshme teksa shënoi një gol dhe dhuroi një asist deri në minutën e 70 kur u zëvendësua. r.t/abcnews.al/