Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gvardiol në ikje, Leipzig kërkojnë në mbrojtje talentin francez

schedule23:10 - 29 Qershor, 2023

schedule 23:10 - 29 Qershor, 2023

Me qendërmbrojtësin kroat, Josko Gvardiol gjithnjë e më afër kalimit te “qytetarët” e Manchester City, “demat” e Leipzig janë në kërkim të një tjetër talenti të mbrojtjes dhe duket se kanë gjetur atë në shtetin fqinj.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat gjermane, drejtuesit e Leipzig janë të interesuar për 18-vjeçain e Paris Saint-Germain, El Chadaille Bitshiabu, me “shtatlartin” francez, i cili konsiderohet si një ndër talentat më të mëdhenj të mbrojtjes së “gjelave”.

Pavarësisht moshës së tij të re, Bitshiabu ka arritur të debutojë me skuadrën e parë të “parizienëve”, teksa nën drejtimin e teknikut Christophe Galtier ka zbritur në fushë plot 16 herë, por ende nuk ka gjetur golin ose asistin e tij të parë. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!