“Guxim për popullin shqiptar”, mesazh special i Gate 13

schedule14:32 - 29 Nëntor, 2019

schedule14:32 - 29 Nëntor, 2019

Tifozët e ekipit grek të futbollit, Panathinaikos i Athinës, një nga ekipet më të pëlqyer emigrantët shqiptarë, kanë hapur një banderolë të madhe në pallat sporti, në ndeshjen që klubi grek luante kundër Basconia në Europa League.

Tifozët e klubit të madh të Greqisë, Panathinaikos kanë përcjellë mbështetjen e tyre për tragjedinë që po kalon populli shqiptar, teksa kanë hapur në stadium një banderolë gjigante. Gjithçka ndodhi në ndeshjen e djeshme të basketbollit.

“Dhimbja dhe mbështetja nuk njohin kufij, guxim për popullin shqiptar”, shkruhet në gjuhen greke në banderolën e hapur nga “Gate 13”. Më parë edhe klubi ishte solidarizuar me të prekurit nga tërmeti, teksa kishte bërë një postim në faqen zyrtare në “Facebook”. /abcnews.al