“Gur-themeli i mbrojtjes sonë”, “surpriza” e Bundesliga rinovon me “yllin” e prapavijës

schedule17:56 - 15 Janar, 2024

schedule 17:56 - 15 Janar, 2024

Shumëkush, mund të konsiderojnë “Aspirinat” e Bayer Leverkusen, si “surpriza” e këtij sezon, në kampionatin gjerman të futbollit, Bundesliga, me djemtë e teknikut, Xabi Alonso, që janë në rrugën e duhur drejt titullit, të parë kampion, në historinë e klubit, mirëpo “surpriza” e vërtetë e këtij sezoni vijon të mbetet skuadra e Stuttgart, me 8 herë kampionët e Gjermanisë, që renditen në vendin e 3-të të tabelës, me më shumë pikë se Leipzig e Borussia Dortmund.

Pavarësisht humbjes së thellë, 3 me 1 gjatë kësaj fundjave, në transfertën e vështirë, të Borussia Monchengladbach, klubi ka vendosur të japë një lajm të mirë për tifozët, këtë të hënë, teksa kanë njoftuar rinovimin me kapitenin e tyre, Waldermar Anton, me 27-vjeçari, i cili ndodhet te skuadra e Stuttgart, që prej vitit 2020.

Në lidhje me “blindimin” e kapitenit foli edhe Fabian Wohlgemuth, Drejtori Sportiv i 5 herë kampionëve të Gjermanisë, i cili e konsideroi 27-vjeçarin si “gur-themelin” e qendrës së tyre të mbrojtjes, teksa shtoi se ka një mentalitet të jashtëzakonshëm, brenda dhe jashtë fushës së blertë.

“Ëaldemar është një gur themeli i repartit tonë të mbrojtjes. Ai është kapiteni dhe lideri ynë, brenda dhe jashtë fushës. Stërvitet dhe luan në mënyrë sistematike në nivele të larta. Ai ka një mentalitet të jashtëzakonshëm, jemi të lumtur që mund të vazhdojmë me të”,- u shpreh Drejtori Sportiv i “surprizës” së Bundesliga-s. /i.m /abcnews.al