Merkato e kësaj vere është e kushtëzuar për shkak të krizës financiare që kanë klubet prej pandemisë, por mund themi se tregu i kësaj vere është një ndër më të paparashikueshmit.
Te Manchester City mund të ndodhë gjithçka. Teksa Guardiola po bën maksimumin për të blerë Jack Grealish, disa yje të ekipit mund të lënë “Etihad Stadium”.
Një prej tyre është edhe Bernardo Silva. Ylli portugez është zgjedhje e dytë për Guardiolan dhe kërkon një tjetër aventurë, ku të jetë më i rëndësishëm.
Nga Spanja mësojnë se ai ka bërë zgjedhjen e tij rreth të ardhmes. Portugezi dëshiron të transferohet në Spanjë, teksa klubet e mundshme të tij janë Barcelona dhe Atletico Madrid.
Përveç Silvas, lojtarë si Mahrez, Jesus apo Sterling mund të lënë klubin këtë verë. Gjithsesi, gjithçka bëhet e vështirë kur mendohen çmimet e kripura të tyre dhe klubet në krizë financiare. /abcnews.al