Grushti i dështuar i shtetit në Turqi, dënohen përjetë 6 gazetarë

schedule17:49 - 16 Shkurt, 2018

schedule 17:49 - 16 Shkurt, 2018

Një gjykatë në Turqi ka dënuar me burgim të përjetshmë gjashtë gazetarë të dyshuar se kanë pasur lidhje me grushtin e shtetit në Korrik të vitit 2016.

Ky vendim vjen pas një vendimi të një gjykate tjetër në Turqi, që vendosi lirimin e gazetarit gjermano-turk, Deniz Yucel, i cili mbahej i burgosur prej një viti pa asnjë akuzë.

Të gjashtë gazetarët u shpallën fajtorë për lidhje me predikuesin islam Fethullah Gulen, i cili akuzohet për grushtin e dështuar të shtetit.

Ata janë:  Nazli Ilicak, Ahmet Altan, Mehmet Altan, Fevzi Yazici, Yakup Simsek and Sukru Tugrul Ozsengul.

Sipas mediave, gjykata në Stamboll i shpalli ata fajtorë për “përpjekje për të shkatërruar rregullin e krijuar nga Kushtetuta turke”.

Dë vëllezërit Altan, Ahmet and Mehmet, u akuzuan për dhënie të mesazheve të koduara në një emision televiziv në prag të përpjekjes për grusht shteti.

Disa oficerë ushtarakë në Turqi organizuan një grusht shteti kundër Erdogan në Korrik të vitit 2016, që rezultoi në vdekjen e 250 civilëve.

Që prej asaj kohe, autoritetet turke kanë burgosur më shumë se 50.000 persona dhe kanë shkarkuar më shumë se 150.000 të tjerë që punonin si nëpunës publikë, gazetarë, mësues, policë dhe zyrtarë drejtësie./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!