Dy kate të një banese në lagjen 18 në Durrës janë zhytur në tokë pas goditjes së fortë të tërmetit.
Gazetarja Glidona Daci nga vendngjarja bën me dije se banesa është totalisht e mënjanuar dhe rrezikon edhe tre banesa të tjera.
Zonja e shtëpisë tregon çastet e tmerrit kur ndërtesa u shemb nga tërmeti i fortë i mëngjesit të 26 nëntorit, ndërsa kërkon edhe një çadër.
Pjesë nga intervista:
Kam qenë në kat të tretë, poshtë është garazh, dy pleqtë i kisha te kati i dytë, derën e kisha lënë hapur, dhe kur dola te dera kishte shumë tronditje dhe nuk shihej dot asgjë se ishte tym. Nuk shihja dot asgjë, kam zbritur pas hekurave kam ardhur te kati i dytë dhe kam gjetur derën e bllokuar, i thërrisja plakut, dhe mezor i kam nxjerrë se plaka është shumë delikate, dëgjova komshiun, i thashë eja se kemi ngelur nuk dalim.
Ku po rrini tani?
Te një dyqan që rrjedh që e ka pasur motra, ai rrjedh. I kam kërkuar të paktën edhe një cadër të paktën të hyjmë, rrezikojnë edhe komshijtë, u thashë na bini një cadër të paktën. Nuk na kanë prurë asgjë.
Vajtët te shabi i emergjencave?
Kemi vajtur dhe nuk na e varën fare, shkruani emrat thanë. Nuk dua asgjë tjetër vetëm një cadër.
Pse nuk shkoni te cadrat te stadiumi?
Sepse pleqtë nuk largohen se e kemi bërë me djersë thonë./abcnews.al