“Gruaja më ka vdekur, djali më ka vdekur, kush do të mi blejë ilaçet”, rradhë në pikat e marrjes së pensionit

schedule22:35 - 3 Prill, 2020

schedule 22:35 - 3 Prill, 2020

Pensionistët nuk mbyllen në shtëpi. Dërgimi i pensionit në banesë nuk i ka bindur.

 “Kam ardhur të marr paratë”, shpreh një nga pensionistët.

Të patrembur nga shtimi i rasteve ata thyen karantinën. Në qytetin e Peshkopisë radha në zyrën e marrjes së pensioneve ishte e njëjtë me një ditë normale.

Asnjëri prej tyre nuk mbante maskë, dorezë, ndërsa distanca nuk u respektua nga asnjëri prej tyre. Thirrjeve të shumta të policisë nuk i janë bindur. Duke detyruar efektivët të ndërhyjnë për shpërndarjen e tyre.

Të moshurit në Vlorë dalin pa leje, e kjo për një asrye.

“Dalim pa leje. Ne nuk po na japin paratë, çfarë do të na marri”, thotë një i moshuar.

“Gruaja më ka vdekur, djali më ka vdekur, kush do të mi marrë ilaçet”, tregon një tjetër i moshuar.

Ndërgjegjësimi i qytetarëve në Kukës, për t’u mbrojtur nga koronavisuri, po zbehet gjithnjë e më shumë. Lëvizjet në qytet të këmbësorëve dhe automjeteve gjatë paradites ishin të shumta. Në rrugë nuk munguan as pensionistët.

E njëjta situatë ishte edhe në qytetin e Beratit./abcnews.al