Gropa e ujit në mes të autostradës merr “në qafë” shoferin, momenti kur makina “noton” dhe përplaset në Durrës

schedule11:55 - 28 Shtator, 2022

schedule 11:55 - 28 Shtator, 2022

DURRËS – Janë publikuar pamjet e një aksidenti të rëndë të ndodhur ditën e djeshme në afërsi të Plepave në Durrës.

Siç shihet në një video të postuar në rrjetet sociale, makinë tip “Ford” teksa lëvizte me shpejtësi ka kaluar mbi një pellg ujë, gjë që ka bërë efektin”Aquaplanin” dhe ka shkaktuar aksidentin. Makian është rrotulluar disa herë dhe është përplasur me bordurat anësore.

Por çfarë është “Aquaplaning” në rrugë? .

Aquaplaning ose hydroplaning nga gomat e një mjeti rrugor, ndodh kur një shtresë uji ndërtohet midis rrotave të automjetit dhe sipërfaqes së rrugës, duke çuar në një humbje të fërkimit që pengon automjetin të reagojë ndaj tentativave të kontrollit. Nëse ndodh në të gjitha rrotat njëkohësisht, automjeti bëhet, në fakt, një send i pakontrollueshëm .

/abcnews.al/