Griezmann-Mbappe, gazetari zbulon prapaskenat e merkatos

schedule13:54 - 19 Nëntor, 2019

schedule 13:54 - 19 Nëntor, 2019

Kylian Mbappe dhe Antoine Griezmann janë dy prej lojtarëve që kanë marrë vëmendje të madhe gjatë kësaj periudhe. I pari për largimin nga PSG drejt Real Madrid, ndërsa tjetri për ta marrë drejtimin nga Spanjë në Francë, aty ku e pret Barcelona.

Eduardo Inda, në ‘El Chiringuito’ është shprehur i bindur se Griezmann po e mendon largimin nga katalanasit. Ai nuk po përshtatet në ekipin e ri. Mënyra e lojës nuk i shkon për shtat, ndërkohë që te PSG e kanë në shënjestër.

Inda, ndërkohë zbulon edhe një tjetër skenar. Sipas tij, Mbappe ia ka çuar një mesazh Realit të Madridit. Nëna e sulmuesit u ka komunikuar spanjollëve se nuk do të pranojnë asnjë propozim për të rinovuar, për t’i vënë në presion drejtuesit e PSG, që duhet të dorëzohen dhe ta shesin yllin e tyre. /abcnews.al