Mbyllja e kufirit për shkak të grevës 24 orëshe të sindikateve greke ka boshatisur Kakavijën dhe Kapshticën.
Ndryshe nga rastet e mëparshme, ku krijoheshin radhë mjetesh drejt Greqisë, kësaj here ka ndodhur e kundërta. Siç shikohet edhe në pamjet e xhiruara sot në Kakavijë dhe në Kapshticë, edhe këmbësorët janë të rrallë.
Në njoftimin e Policisë Kufitare ditën e martë, udhëtarët u njoftuan për mbylljen 24 orë të kufirit me Greqinë pasi pala greke është në grevë masive./abcnews.al