Greva e naftëtarëve në Ballsh, shtrohet në spital pas dy goditjeve në zemër Sokol Dautaj

schedule09:24 - 9 Tetor, 2020

schedule 09:24 - 9 Tetor, 2020

Mësohet se gjatë natës ka shkuar dy herë në spitalin e Mallakastrës kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj që ka pësuar dy goditje në zemër.

Dautaj ka pasur luhatje të tensionit duke e detyruar të shkojë drejt spitalit me mjete private, pa pranuar ndihmën e stafit mjekësor në mjediset e grevës.

 

Aktualisht Dautaj ndodhet në spital por do ti rikthehet mjediseve të grevës.

Në gjendje të vështirë shëndetësore ndodhen edhe 9 grevistët e tjerë të urisë të cilët vazhdojnë të jenë të ngujuar në mjediset e qendrës shëndetësore të uzinës.

Siç kanë paralajmëruar ata, greva e tyre nuk do të ndalet ndërsa përgjatë këtyre ditëve, nuk ka pasur asnjë reagim për zgjidhjen e situatës.

n.d./abcnews.al