Aksident në Fier, plagosen tre të mitur

schedule22:08 - 20 Qershor, 2025

schedule 22:08 - 20 Qershor, 2025

Një aksident ka ndodhur në Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në aksin rrugor “Fier-Ballsh”, në fshatin Plyg.

Një shtetas 15 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit i cili ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar dy pasagjerët 13 vjeç dhe 14 vjeç, si dhe vet drejtuesi i mjetit, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!