Një tërmet i magnitudës 4.3 i shkallës Rihter ka tronditur ishullin Samos në Greqi. Lajmi është konfirmuar nga mediat helene që citojnë institutin e Gjeodinamikës me bazë në Athinë. Sipas këtij institucioni, epiqendra ishte në det dhe kishte një thellësi prej 10 kilometrash. Lëkundjet sizmike janë ndjerë shumë në ishullin turistik. Megjithatë nuk ka pasur raportime për të lënduar apo dëme materiale./abcnews.al
Greqia tronditet nga tërmeti 4.3 ballë
schedule12:37 - 26 Korrik, 2018
schedule 12:37 - 26 Korrik, 2018