Greqia nuk gjen qetësi nga tërmeti, lëkundjet ndihen deri në Korçë

schedule16:20 - 11 Janar, 2022

schedule 16:20 - 11 Janar, 2022

Një tjetër tërmet është regjistruar pasditen e sotme në Follorinë të Greqisë. Lëkundjet janë ndjerë edhe në juglindje të Shqipërisë, konkretisht në Korçë.

Sipas EMSC epiqendra e tërmetit me magnitudë 4.3 të shkallës rihter, ka qenë 11 km në veriperëndim të Follorinës, ndërsa thellësia ka qenë 10 km.

Mbrëmjen e të dielës Follorina u godit nga një tërmet edhe më i fortë me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter, ndërsa lëkundjet e tij u ndjenë në disa zona në Shqipëri, përfshirë këtu edhe kryeqytetin.

Gjatë javëve të fundit është vërejtur një rritje e aktivitetit sizmik në rajon. m.v/Abcnews.al