Greqia në “pushtetin” e flakëve, digjen shtëpitë e para në një fshat në Patras

schedule16:58 - 28 Korrik, 2021

schedule 16:58 - 28 Korrik, 2021

Temperaturat e larta kanë shkaktuar një situatë të rënduar zjarresh në shumë vende.

Greqia është një ndër vendet që po përballet me një situatë të pazakontë në zonën e Patras ku rrezikohen tre fshatra.

Këmbana e alarmit është në fshatin Souli, ku flakët e zjarrit kanë filluar që të djegin dhe shtëpitë e para në këtë zonë.

Ndërkohë era e fortë favorizon dhe e bën të vështirë shuarjen e flakëve.

Gjithashtu ka filluar evakuimi i Riganokampos. /abcnews.al