Një rekord i ri negativ është shënuar gjatë 24 orëve të fundit sa i përket rasteve të reja me COVID në Greqi. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se rastet e reja janë 6909 në total.
Numri i lartë i rasteve të reja vjen pas disa rekordesh me radhë gjatë ditëve të fundit, duke treguar përhapjen më të madhe të COVID që prej fillimit të pandemisë.
Sipas ekspertëve me këto ritme, deri në muajin dhjetor pritet që në shtetin fqinj të shkojnë mbi 12-13 mijë raste të reja ditore. m.v/Abcnews.al