Greqi, tërmet me magnitudë 5.5

schedule10:13 - 25 Qershor, 2018

schedule 10:13 - 25 Qershor, 2018

Një tërmet me magnitudë 5.5 goditi bregun jugor të Greqisë mëngjesin e kësaj të hëne.

Sipas Institutit Gjeologjik Amerikan tërmeti kishte një thellësi prej 30 kilometrash dhe epiqendër rreth 69 kilometra në jugperëndim të Kalamatas.

Lëkundjet u ndjenë kryesisht në fshatin e Methonit, në jug të Greqisë, vend ky tejet i frekuentuar nga turistët dhe i njohur për kështjellat mesjetare.

Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për të lënduar./tvklan.al