Greqi/ Alket Rizai në gjykatë, dënohet me burg

schedule12:26 - 15 Maj, 2018

schedule 12:26 - 15 Maj, 2018

Alket Rizai dhe dy shqiptarë të tjerë janë dënuar nga gjykata e Lamias me 3 vite dhe 26 muaj burg. Ata u shpallën fajtorë pasi kanë arritur të fusin brenda në burgun e Domokos disa thika. Por kësaj akuze, Rizai iu kundërpërgjigje me një kërkesë. Shqiptari i njohur në Greqi për arratisjet e tij spektakolare nga burgu, kërkoi nga Gjykatësi që t’i tregonte fotografitë e thikave të sekuestruara në qelinë e tij. Por trupi gjykues ia ndërpreu fjalën duke thënë se pyetjet në sallë i bëjnë ata ndërsa Rizai duhej vetëm të përgjigjej. Pas kësaj, situata në sallë u tensionua dhe gjykatësi ndërpreu seancën. Më pas gjatë dhënies së vendimit, Rizai ka ofenduar rëndë gjykatësin./abcnews.al