Grenell: Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi, prioritetet i administratës Trump

schedule22:28 - 20 Shtator, 2020

schedule 22:28 - 20 Shtator, 2020

Një delegacion i qeverisë amerikane i udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler, përfshirë Richard Grenell, do të udhëtojë në Athinë, Prishtinë, Beograd dhe Jerusalem.

I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, edhe vet ka njoftuar për ardhjen në Prishtinë.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është në top prioritetet kryesore të Administratës Trump.

“Shihemi në Prishtinë dhe Beograd këtë javë”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se më 4 shtator është nënshkruar marrëveshja ekonomike Kosovë-Serbi, nga kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në praninë e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

Ditën e hënë delegacioni i qeverisë amerikane do të takohet me udhëheqësit e lartë të qeverisë kosovare.

Grenell të mërkurën do të udhëtojë drejt Serbisë./abcnews.al