Grabitja në Vlorë, arrestohen dy prej autorëve të ngjarjes

schedule10:37 - 25 Shtator, 2018

schedule 10:37 - 25 Shtator, 2018

Policia e Vlorës vazhdon të kërkojnë personin e tretë të grabitjes mëngjesin e sotëm. Dy nga autorët që sulmuan furgonin që zbriti nga trageti u vendosën në pranga. Shuma e marrë, e cila është dërgesë e emigrantëve për familjet e tyre në Vlorë besohet se është më shumë se 10 mijë euro.

Forca të tëra policie janë në ndjekje të grabitësit të tretë. Dyshohet që ai është fshehur në këto zona të Panajasë.

Kurse këto janë makinat që tre grabitësit përdoren kur sulmuan furgonin që zbriti nga trageti i linjës Vlorë-Brindizi.

Një “Benz” dhe një “Audi”. Brenda tyre policia gjeti dy armë kallashnikov. Dy nga autorët u vendosën në pranga.

Momentin kur grabitën pranë stadiumit, ishin me maska, të veshur me tuta sporti dhe secili me kallashnikov.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të marte sapo furgoni që drejtohej nga Dëfrim Balili. Ai shpesh bënte rrugën nga Vlora deri në Firence dhe kur kthehej sillte dërgesat në para për familjarët e emigrantëve.

Autorët që kanë patur informacion të saktë e sulmuan dhe morën një çantë ku ndodheshin zarfet me para.

Një qytetari që sapo e kishte marrë porosinë e grabitën menjëherë.

Pas kësaj ata u larguan me shpejtësi me dy makinat. Policia e cila shkoi shpejt në vendin e ngjarjes dhe u vu menjëherë në ndjekje. Në ndihmë të saj edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Dy nga grabitësit u vunë në pranga dy orë pas krimit.

Kurse i treti mundi të humbasë gjurmë. Besohet se shuma e grabitur është më shumë se 10 mijë euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!