Grabitja në Rinas, gjithçka ndodhi për 3 minuta

schedule14:34 - 10 Prill, 2019

schedule 14:34 - 10 Prill, 2019

Identifikimi i Admir Muratajt ka zgjatur pothuajse 20 orë pasi autoritetet ligjzbatuese nuk ishin në gjendje të përcakton se kujt i përkiste trupi i pajetë që u qëllua për vdekja gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë pranë aeroportit të Rinasit. Vëllai i të ndjerit kërkon që të dijë të vërtetën, duke i bërë thirrje policisë që të jap versionin e saj, pasi Admiri u përdor në atë grabitje.

Tashmë nuk ka asnjë dilemë, Admir Murataj është i ekzekutuari me armë zjarri gjatë tentativës për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë. Ishte gruaja e të ndjerit, ajo që nxitoi në orët e para të së mërkurës në drejtim të Policisë së Tiranës, për të marrë një përgjigje zyrtare nga uniformat blu, por u refuzua.

Bashkë me vëllain e Admir Murataj, e veja iu drejtua morgut, ku mori edhe konfirmimin zyrtar. Por Cen Murataj, theksoi për mediat se nëse policia nuk i gjen vrasësit e Admirit, atëherë do të merret ai personalisht

Nga hetimet e deritanishme rezulton se organizatori i grabitjes së një sasie të konsiderueshme parash të martën në aeroportin e Rinasit është Admir Murataj. Ai ka hyrë pikërisht me këtë furgon brenda aeroportit me mbishkrimin “ Hetimi Tatimor”.

Nën kërcënimin e armëve, grabitësit neutralizuan rojet e sigurisë që po kryenin transportin e parave nga tre autoblinda të bankave të nivelit të dytë, drejt avionit që kishte si destinacion final Austrinë. Ata kanë ngritur duart lart dhe disa janë shtrirë barkas siç i kanë urdhëruar grabitësit.

Murataj që dyshohet se është pikërisht ky person i maskuar në foto, kishte vendosur një maskë silikoni që të mos identifikohej duke u shfaqur krejtësisht pa flokë. Burime nga Policia thanë se e gjithë ngjarja ka zgjatur jo më shumë se 3 minuta.

Pas marrjes së parave, largimi i autorëve u bë pikërisht me të njëjtin furgon në drejtim të Tapizës. Autorët dhe oraganizatori i grabitjes shkëmbyen zjarr me forcat e policisë, të cilët ishin vënë në ndjekje të grupit të strukturuar kriminal. Murataj mbeti i vdekur 1 kilometër larg aeroportit të Rinasit, ndërsa kishte me vete në momentin e grabitjes një armë kallashnikov, tre krehra, një granatë dhe tritol.

Në ndihmë të policisë ka shkuar edhe një helikopter i Ministrisë së Brendshme.

FNSH dhe Renea rrethoi Tapizën, por edhe rrugët që lidhen me të, ndërsa në zonën e Bathore u gjet një furgon i djegur, që dyshohet të jetë përdorur nga grabitësit për t’iu shmangur ndjekjes së policisë.

Forcat speciale vijonë kërkimet në fshatin Dritas, Domje dhe në Nikël, aty ku dyshohet se mund të jenë fshehur autorët. Autoritetet më të larta të Policisë së Shtetit vijojnë kontrollet nga toka dhe ajri.

Çështja ka kaluar për kompetencë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa janë lëshuar edhe 4 udhërndalimi për zinxhirin komandues të personelit së sigurisë në aeroportin e Rinasit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!