Grabitja në Klos, reagon policia: Janë shoqëruar 6 persona

schedule10:45 - 2 Tetor, 2022

schedule 10:45 - 2 Tetor, 2022

Policia ka shoqëruar 6 persona në Komisariat në lidhje me grabitje e ndodhur pas mesnate në Klos.

Persona të armatosur dhe të maskuar hynë në banesën e shtetases Sh.Ll, e cila ndodhej në banesë sëbashku me djalin e saj dhe me forcë u kanë marrë rreth 8 mijë euro dhe një milion lekë.

Njoftimi:

Klos/informacion paraprak

Rreth orës 03.30, datë 02.10.2022, në fshatin Dom, Klos, persona ende të paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e armës, janë futur në banesën e shtetases Sh.Ll, e cila ndodhej në banesë sëbashku me djalin e saj dhe me forcë ju kanë marrë një shumë të konsiderueshme vlerash monetare.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 6 persona në Komisariat, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes. /abcnews.al