Një ditë pas grabitjes së parave të Drejtorisë së Transportit Rrugor në Durrës janë arrestuar dy policët privatë. Dy punonjësit e shoqërisë private të sigurimit ishin ngarkuar për të transportuar paratë tek një bankë e nivelit të dytë. Të ndaluarit deklaruan në polici se u kërcënuan me armë nga tre persona të maskuar dhe nuk mundën të reagojnë.
Pas grabitjes që ndodhi të premten në Shkozet dy policët që ishin ngarkuar për të dërguar paratë nga drejtoria e Transportit Rrugor tek një banke e nivelit të dytë u arrestuan nga policia.
Fejzi Sakaj dhe Astrit Gjata përkatësisht të moshave 46 dhe 55 vjeç akuzohen për shpërdorim detyre.
Sipas rregullores ata duhej të reagonin në momentin e grabitjes. Pavarësisht dëshmisë së tyre se gjithçka ndodhi në befasi duke u gjendur nën kërcënimin e armëve nga personat e maskuar ata nuk i shpëtuan prangave.
Policia ka kryer kontrolle të shumta dhe ka sekeustruar pamjet e kamerave të sigurisë, por ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve.
Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes në lagjen numër 14 Shkozet.
Tre persona, nën kërcënimin e armës dhe të maskuar i kanë dalë përpara një mjeti që po trasportonte lekët e Ndërmarrjes së Drejtorisë Rajonale të Transportit Durrës tek një bankë të nivelit të dytë. Grabitësit arritën të merrnin një shumë prej 7.5 milion lekë. /abcnews.al