Grabitja e Rinasit, Alkond Bengasi tradhton grupin

schedule14:34 - 23 Prill, 2019

schedule 14:34 - 23 Prill, 2019

Zbardhet grabitja e disa milionëve euro në aeroportin e Rinasit, ditën e 9 Prillit. Alkond Bengasi është bashkëpuntori i parë i drejtësisë,  cili ka rrëfyer para grupit hetimore se si është organizuar grabitja dhe se kush janë autorët. Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg Bengasin.

Gjithashtu Alkond Bengasi është shprehur se furgonin për ta modifikuar ia kanë dërguar kushërinjtë e tij Klemend dhe Eldi Çala. Organi i akuzës nëpërmjet bashkëpunëtorit të drejtësisë ka zbardhur se si u organizua grabitjen dhe se kush janë autorët e tjerë.

Në deklarimet e dhëna para grupit hetimor, Brengasi ka sqaruar edhe rolin që ka pasur secili nga autorët në ngjarjen e 9 Prillit ku u grabiten disa milion euro.

Gjykata e Krimeve të Rënda e përfaqësuar nga Bibë Ndreca ka lënë në burg Alkond Brengasin, i cili njihet edhe si kushëriri i mjeshtrit të grabitjeve Klemend Çala. Bengo po ashtu ka rrëfyer me detaje se si funksiononte ky grup me personazhe nga Elbasani dhe Fushë Kruja.

Madje pas dëshmisë së tij, policia ka nisur kërkimet për arrestimin edhe të tre personazheve të tjera të grabitjes Oltion Veseli, Saimir Çela dhe Renaldo Sula. Bashkëpunëtori i drejtësisë ka pranuar se ka bërë ai mondifikimin e furgonit me mbishkrimin “Hetim Tatimor”.

Në bazë të dëshmisë së tij policia ka nisur punën për gjetjen dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në grabitje. Ditën e mërkurë Gjykata e Krimeve të Rënda do të caktoj masën e sigurisë për Klemend Çalën, Oltian Veselin dhe Renaldo Sulën.

I arrestuari Oltion Veseli nga Fushë Kruja, është kushëri me Ernest e Dash Kupën, të dënuar nga drejtësia për grabitjen e blindave në rrugën e Rinasit në 2017. Saimir Çela dhe Renaldo Sula njihen si njerëzit më të besuar të Klement Çalës.

Ky i fundit ka jetuar në arrati që prej 2013, për shkak të krimeve që ka  kryera më herët, në Shqipëri e Greqi, që është tashmë i dyshuar edhe për grabitjen e 9 Prillit ku thuhet se ka patur rol kryesor.

Çala njihej për lidhjen e fortë me Admir Muratajn, që mbeti i vrarë pas grabitjes së dhunshme në aeroportin pasi janë arratisur së bashku nga burgu i Trikallasë në Greqi. Eldi Çala vëllai Klementit është tashmë pjesë e listës së të kërkuarve së bashku me dy persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk bëhen publik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!