Persona ende të paidentifikuar nga policia kanë grabitur një banesë në fshatin Boboshticë të Korçës. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në mesditë, dhe shtëpia është në pronësi të një 58 vjeçari.
Mësohet se në momentin e grabitjes nuk ka patur njeri në banesë dhe autorët kanë hyrë nga dritarja duke thyer xhamin. Sasia e grabitur sipas policisë është 2 milionë lekë të reja dhe disa bizhuteri. Sipas burimeve të ABC Neës shuma që është vjedhur ishte e vëllait të 58 vjeçarit, emigrant në Greqi. /abcnews.al