Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur gjatë mesnatës në Lezhë. Njoftohet se dy vëllezër D. L., 21 vjeç dhe M. L., 16 vjeç, banues në Shënkoll kanë shkuar në një karburant në Shënkoll dhe, nën kërcënimin e një kallashnikov, i kanë vjedhur shitësit, xhiron ditore dhe aparatin celular.
Më pas, dy vëllezërit janë larguar me motoçikletë, por policia mundi t’i vinte në pranga mesnatën e 22 shtatorit.
Pas ngjarjes, dy të rinjtë janë gjetur nga policia në një zonë me shkurre dhe në një banesë të braktisur, arma e zjarrit kallashnikov, motoçikleta, skafanda e motoçikletës dhe veshjet që dyshohet se janë përdorur nga 2 autorët e dyshuar, për të kryer vjedhjen. Këto të fundit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, policia bën të ditur se gjatë kontrolleve personale dhe në banesën e të arrestuarve, u gjetën dhe u sekuestruan edhe aparati celular që i kishin vjedhur shitësit të karburantit, si dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Grabitja është filmuar nga kamerat e sigurisë në ambientet e karburantit. /abcnews.al/