Një zgjim i keq këtë mëngjes për familjen e futbollistit të Romës, Nicolo Zaniolo. Nëna njoftoi vjedhjen e makinës “Mini Cooper” mëngjesin e kësaj të enjteje. Ajo e zbuloi grabitjen duke u kthyer në shtëpi si çdo mëngjes për të marrë automjetin dhe për të shoqëruar djalin e saj në stërvitje në Trigoria.
“Unë dua t’i falënderoj dhe i uroj Pashkë të lumtura atyre që vodhën makinën tonë sonte”. Ishte ky statusi ironik në rrjetet sociale i Franceska Costa-s, nënës së Zaniolos.
Ndërkohë në një intervistë për Radio RAI-n, ajo tha se në të ardhmen, dëshiron që djali i saj të bëjë atë që do më shumë. Mesfushori i talentuar italian është një yll në ngjitje në futbollin italian dhe atë europian.
Me paraqitjet e tij, në ndjekje të lojtarit mëngjarash janë vënë shumë klube prestigjioze siç janë Inter, Bayern, Paris dhe Juventus. Këta të fundit duken më të interesuar për ta rrëmbyer djaloshin premtues./abcnews.al