Është identifikuar autori i grabitjes së argjendarisë në Elbasan. Policia bën me dije se autori është shpallur në kërkim. Gazetari Aldo Kozarja raportoi për abcnews.al se ngjarja ka ndodhur pak mesditën e sotme.
Në lgjen “Aqif Pasha” Elbasan, një person ka hyrë në një agjendari në pronësi të shtetases A.B., dhe dyshohet se nën kërcënimin e armës ka vjedhur një sasi bizhuterish.
Gazetari raporton për ABC News se autori ka qenë i pamaskuar vetëm një kapele dhe një pistoletë në dorë që fatmirësisht nuk e ka përdorur, rezulton se ka vjedhur materiale me vlerë rreth 30 mijë euro nga argjendaria.
“Policia bën me dije paraprakisht se autor i kësaj ngjarje është vetëm një person i pa maskuar, sipas grupit hetimor ai mbante vetëm një kapele. Nga ajo që shikohet nga kamerat e sigurisë mendohet se ka qenë vetëm një person dhe nuk dihet nëse në krahun e tjetër të rrugës e ka pritur ndonjë tjetër apo jo. Personi është mashkull rreth 30 vjeç ai ka pas pistolete që fatmirësisht nuk e ka përdorur. Dhe ka marrë dy tabako sic thuhet në gjuhën e agjendarisë që mendohet se shkon në 30 mijë euro”, tha gazetari Kozarja.
Mësohet se argjendaria e grabitur ndodhet 15 metra larg Drejtorisë së Policisë në Elbasan. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet dhe vijon punën për identifikin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Idetifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes të ndodhur mesditën e sotem në Elbasan, vijon puna për kapjen e tij.
Në lgjen “Aqif Pasha” Elbasan, një person ka hyrë në një agjendari në pronësi të shtetases A.B., dhe dyshohet se nën kërcënimin e armës ka vjedhur një sasi bizhuterish.
Me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë forcat “Shqiponjat”, Patrullat e Përgjithshme si dhe specialistët e Hetimit të Krimit, ku falë reagimit të shpejtë dhe profesional u bë e mundur idetifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.
Nê vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma pistoletë që është përdorur për vjedhje.
/abcnews.al


