Grabiten armë dhe municione në bazën ushtarake

schedule18:43 - 11 Janar, 2019

schedule 18:43 - 11 Janar, 2019

Tre pushkë automatike dhe municione luftarake janë grabitur në bazën ushtarake të Pashalimanit. Ngjarja ka ndodhur natën mes së enjtes dhe të premtes. Mësohet se janë shoqëruar në komisariat pesë punonjës të bazës ushtarake dhe janë marrë në pyetje nga policia. Nga burime të ABC News është bërë më dije se roja nuk ndodhej në vendin e tij për të siguruar bazën ushtarake në momentin kur u grabitën armët.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar dhe Shtabi i Përgjishëm i Forcave të Armatosura, i cili ka sqaruar se Policia Ushtarake ka referuar për ndjekje penale në Prokurinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të 5 personave: “Për shkelje të rregullave të shërbimit në objektetet e rëndësishme” si dhe per “Vjedhje”. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura siguron se ky rast sporadik nuk ka dëmtuar sigurinë, gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës Detare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!