Grabisnin banesat në Dibër, dy të arrestuar

schedule10:51 - 23 Korrik, 2018

schedule 10:51 - 23 Korrik, 2018

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Dibrës dhe një tjetër është shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të disa grabitjeve.

Përmes operacionit të quajtur “Maqellara”, policia ka identifikuar grupin problematik prej tre personash.

Të arrestuarit janë Resmi Jakimi dhe Egert Jakimi, të dy nga Bulqiza, ndërsa bashkëpunëtori i tyre është shpallur në kërkim./abcnews.al