Gol nga stoli, Laçi mposht Teutën në transfertë dhe ngjitet i treti

schedule18:57 - 21 Janar, 2020

schedule 18:57 - 21 Janar, 2020

Është mbyllur takimi mes Teutës dhe Laçit në Durrës, me kurbinasit që kanë marrë një fitore 0-1 në transfertë. Ka mjaftuar një gol nga 24 vjeçari, Rudolf Turkaj në pjesën e dytë, që të besuarit e Cungut të marrin pikët e plota në një fushë të vështirë.

Pjesa e parë ishte me raste nga të dyja skuadrat, por asnjë konkretizim me gol. Lufta më e fortë u bë në mesfushë, aty ku Laçi tregoi disi superioritet. Në pjesën e dytë, do të vinte dhe goli i vetëm i takimit.

Në minutën e 53-të, braziliani Teco krosoi nga goditja e këndit dhe pas një devijimi me kokë, Turkaj është i lirë në shtyllën e dytë dhe nuk e ka të vështirë të shënojë me kokë. Ky gol, mjaftoi që Laçi të marrë tre pikë shumë të rëndësishme, ndërsa Teuta nuk arriti të evitojë humbjen./abcnews.al

Kategoria Superiore, java 18

TEUTA – LAÇI   0-1
Turkaj 53′

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Shkalla (Arapi 57′), Kouros, Aleksi, Avdyli (Kalaja 67′), Kallaku, E. Vila, Cyrbja, L. Vila.  Trajner: Edi Martini

Laçi: Stajila, Fangaj, Ignjatovic (Gjoni 6′), Domgjoni, Rapo (Turkaj 20′), Shehu, Deliu, Lushkja, Teco, Greca, Nëabueze. Trajner: Armando Cungu

Gjyqtar: Eldorjan Hamitaj

Kartonë të verdhë: Kallaku 41′ / Greca 44′