Goditje e Igli Tares, afron te Lazio mesfushorin që luan në La Liga

schedule18:41 - 2 Qershor, 2020

schedule 18:41 - 2 Qershor, 2020

Igli Tare është një ndër drejtorët sportivë më të suksesshëm në Itali. Shqiptari shquhet për goditjet e tij në merkato, duke marrë lojtarë të lirë dhe duke i shitur me vlera marramendëse pas disa vitesh. Milinkovic-Savic, mesfushori serb, duket se do të largohet këtë merkato nga Lazio, për një shumë që mund të arrijë deri në 60-70 milion euro.

Në kryeqytet, kanë menduar që tani për pasuesin e tij dhe Igli Tare, e ka gjetur në La Liga. Mesfushori i Eibar, Gonzalo Escalante, do të jetë afrimi i Lazios këtë verë, si pasuesi i mesfushorit serb.

27 vjeçari luan praktikisht kudo në mesfushë dhe me Eibar, ka luajtir 20 ndeshje deri tani në elitën e futbollit spanjoll, duke dhuruar edhe dy asiste. Argjentinasi duket një goditje e zgjuar e Lazios, që vazhdon të punojë pa shumë zhurmë dhe të sjellë në kryeqytetin italian lojtarë cilësorë./abcnews.al