Goditja e Fenerbahces, zëvendëson Muriqin me një nënkampion bote

schedule16:36 - 15 Shtator, 2020

schedule 16:36 - 15 Shtator, 2020

Fenerbahce përfitoi 20 milion euro nga shitja e Vedat Muriqit te Lazio. Një biznes i mirë dhe drejtuesit e kanë plotësuar menjëherë vendin e lënë bosh nga “gjiganti” nga Prizreni.

Fanatik raporton se klubi kryeqytetas është afër arritjes së marrëveshjes finale me 34-vjeçarin Mario Mandzukic.

Roma dhe Fiorentina e tentuan gjatë kësaj periudhe, por kroati do të transferohet në Stamboll. Akordi në parim është gjetur mes palëve, teksa po diskutohen disa detaje të vogla.

Bayern Munchen, Juventusi dhe Atletico Madrid janë disa prej ekipeve të mëdha ku ka lënë shenjën e vet Mandzukic.

Sezonin e fundit ishte pjesë e Al Duhail në Katar, aty ku shënoi një gol në shtatë përballje të luajtura. /abcnews.al