Goditi Sali Berishën në protestë, Alfred Lela: Gert Shehu, personazh i infiltruar i policisë

schedule14:11 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 14:11 - 7 Dhjetor, 2022

Drejtori i Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në PD, Alfred Lela tha se sulmi i djeshëm ndaj ish – kryeministrit Berisha sfumoi protestën e opozitës dhe Samitin e BE në Tiranë.

Në një lidhje direkte me gazetaren Sibora Bitri, Lela theksoi që nga informacionet e deritanishme rezulton se Gert Shehu është një personazh i infiltruar i policisë.

Për drejtorin e Zyrës së Shtypit dhe Komunikimit në PD Alfred Lela, ‘nga ajo që dihet deri tani, personi qarkullonte edhe më parë rreth PD, dhe nga gjuha e trupit nuk ishte një person që goditi dikë si një i çmendur, dhe mënyra e goditjes është e dikujt që është trajnuar për të dhënë një goditje’.

Arsyet e këtij sulmi për Lelën mund të jenë disa dhe shpresa kryesore ka qenë që protesta e opozitës të merrte fund, dhe që protestës së opozitës ti pritej koka. Sipas tij ‘grushti ishte i tillë, që kishte qëllimin për ta neutralizuar fizikisht, nuk ndodhi kështu, protesta vijoi, Berisha foli dy herë’./Abcnews.al/