Goditi Markun me shkelm, Obanor akuzon: Më vjen keq, por më tha “majmun i zi”

schedule20:36 - 14 Prill, 2021

schedule 20:36 - 14 Prill, 2021

Erhun Obanor, mbrojtësi nigerian i Laçit, ka akuzuar për racizëm pas ndeshjes me Vllazninë. Futbollisti u ndëshkua me karton të kuq për shkak se goditi Herald Markun me shkelm në fund të duelit, gjatë një momenti tensioni.

Më pas Obanor ka reaguar në rrjetet sociale, duke treguar se sjellja e tij erdhi për shkak se sipas tij Marku e kishte ofenduar gjithë ndeshjen, madje duke i thënë edhe “majmun i zi”.

 

Postimi i Obanor

“Së pari dua të them që më vjen keq për të gjitha ata që kanë parë atë që bëra në fund të ndeshjes dhe mbaj përgjegjësi për të. Gjithashtu dua t’ua them të gjithëve arsyen se pse veprova ashtu.

Futbolli është një lojë për t’u shijuar dhe fair-play, por numri 10 i Vllaznisë (i referohet Herald Markut) më ka sulmuar mua dhe familjen time duke përdorur fjalë të këqija dhe më e keqja nga të gjitha ai vazhdoi të më thërriste përgjatë gjithë lojës ‘majmun i zi’.

Nuk ka vend për racizëm. në këtë lojë jemi të gjithë njëlloj, jemi të gjithë qenie njerëzore”, ka shkruajtur Obanor në rrjetet sociale. Nigeriani po zhvillon sezonin e dytë në Superiore, pasi vjet për herë të parë u aktivizua me Kukësin. /abcnews.al