Godasin njëri-tjetrin me sëpatë, dy kushërinjtë në Belsh përfundojnë në spital

schedule09:31 - 30 Korrik, 2021

schedule 09:31 - 30 Korrik, 2021

Dy kushërinj kanë goditur njëri-tjetrin me sëpatë pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dushk , në Belsh dhe për pasoja të dy kushërinjtë B.M., 60-vjeç dhe Sh.M., 66-vjeç kanë mbetur të plagosur.

Të dy janë transportuar në spitalin rajonal në Elbasan  ku edhe po marrin ndihmë mjekësore, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Informacion- Cërrik/ Informacion paraprak

Më datë 30.07.2021, rreth orës 08:35, në fshatin Dushk,  Belsh,  shtetasit B.M., 60 vjeç, dhe Sh.M., 66 vjeç, ( kushërinj) për motive të dobëta kanë goditur njeri-tjetrin me sopatē dhe pēr pasojë të dy shtetasin janë plagosur dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanve të ngjarjes./abcnews.al/