Sondazh

 

Gleison Bremer në radarët e Interit, zikaltrit ofrojnë para dhe një lojtar

schedule11:38 - 9 Prill, 2022

schedule 11:38 - 9 Prill, 2022

Është padyshim një nga pjesët më të çmuara të Torinos. Sipas të gjitha gjasave, Gleison Bremer do të largohet nga ekipi i Torinos në merkaton e verës, një operacion që mund të prodhojë të ardhura të mira për të investuar në treg.

Sipas raportimeve nga “Tuttosport”, mbrojtësi brazilian pëlqehet shumë nga Interi, i cili është në krye të listës së të favorizuarëve për të transferuar yllin e mbrojtjes.

Zikaltërit po mendojnë të përfshijnë në këtë transferim një shumë monetare dhe kartonin e Dimarco.



Gjithcka më pas do të varet nga klubi i Torinos nëse do ta pranojë këtë ofertë./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!