Katër skuadra për një objektiv të përbashkët: fitimin e trofeut të Champions. PSG-Manchester City është njëri çift. Asnjë nga këto klube nuk e ka shijuar kurrë më parë trofeun prestigjioz dhe këtë vit e cilësojnë si të duhurin për t’ia bërë sefte.
Dy duele spektakolare pritet të zhvillohen mes dy skuadrave me plot cilësi e kualitet, sidomos në repartet e sulmeve. Sfida e parë do të luhet të martën e 27 prillit në “Parc des Princes”. Takimi i kthimit më 5 maj në Angli, aty ku do të mësohet ekipi finalist.
GJYSMËFINALET E PARA
PSG-MANCHESTER CITY (27 prill, ora 21:00)
REAL MADRID-CHELSEA (28 prill, ora 21:00)
Betejë e fortë dhe në Real Madrid-Chelsea. Ekipi i Zidane po kalon një moment shumë të mirë, por në formë të shkëlqyer ndodhen edhe “Blutë e Londrës” prej momentit që drejtimin e ekipit e mori gjermani Thomas Tuchel.
GJYSMËFINALET E DYTA
CHELSEA-REAL MADRID (4 prill, 21:00)
MANCHESTER CITY-CHELSEA (5 prill, 21:00)
Ndeshja e parë do të zhvillohet më 28 prill në Madrid, teksa gjashtë ditë më vonë do të luftohet fort për një biletë në finalen e madhe të Stambollit (29 maj) në “Stamford Bridge”. Reali mban rekordin në këtë turne me 13 trofe të fituar, ndërsa Chelsea i gëzohet triumfit të vetëm në 2012. /abcnews.al