Paris Saint Germain është kualifikuar për në finalen e Uefa Champions League.
Përballja në “Allianz Arena” ndaj Bayer Munchen u mbyll në shifrat 1:1, por për shkak të rezultatit të ndeshjes së parë, francezët arritën të shkojnë më tej.
Dhe me rezultatin e përgjithshëm, 6:5, skuadra e Luis Enriques siguroi finalen e garës elitare evropiane.
Francezët do përballen në finale me skuadrën angleze të Arsenal më 30 maj, në Budapest, në “Pushkash Arena”.


