Gjyqtarja Vitore Tusha seancë dëgjimore në KPK

schedule11:56 - 4 Prill, 2018

schedule 11:56 - 4 Prill, 2018

Një tjetër gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese përballet me procesin e Vettingut.

Në seancën dëgjimore në Komisionin e Pavaruar të Kualifikimit, relatorja bëri të ditur se pas administrimit të informacionit, deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin. Nuk ka fshehje pasurie, nuk ka deklarim të rreme dhe nuk ka konflikt të interesit.

Pas kontrollit të kryer nga Komisioni i Pavaruar të Kualifikimit ka rezultuar se pasuria e gjyqtares Vitore Tusha është:

Një apartament banimi 3+1 me vlerë 3.6 mln, është rivleresuar në 16.4 mln.

Tokë are 500 m2 në Farkë në vitin 2007 në vlerën 4 mln. Apartament duplex me vlerë 59 mijë euro,shumë nga e cila ka palikujduar 15 mijë euro.

Në pronësi ka edhe një sipërfaqje trualli në Lalz.

Në raportin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Kualifikuar shkruhet se Vitore Tusha është e përshtatshme për vazhdimin e detyrës.

Pasi dëgjoi pretendimet e të gjithë palëve, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u tërhoq për vendim, i cili do të bëhet të enjten.

Vitore Tusha është gjyqtarja e tretë që i nënshtrohet vetingut pas Besnik Imerajt dhe Fatos Lulos. Duket se nuk do të ketë të njëjtin fat me kolegët e saj.

Imeraj dha dorëheqjen nga sistemi gjyqësor dhe u referua nga Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit në Prokurori, ndërsa Fatos Lulo u shkarkua nga detyra pasi dispononte pasuri të pajustifikuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!